COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

3 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, 4 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje me COVID-19 në Kosovë.

Në këto 24 orë, janë konfirmuar 3 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 4 qytetar.

Gjat kësaj kohe, janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë administruar 1,654,843 vaksina.

Deri më sot 776,881 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, e në total numri i rasteve aktive është 311.