3 gjyqtarët që u avancuan në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë vendim që t’i avancojë 3 gjyqtarë në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës.

Gjyqtarët që do të avancojnë në këtë pozitë janë Ngadhnjim Arrni, Rrahmon Beqiri dhe Kushtrim Shyti të cilët punën në këtë departament do ta fillojnë nga 1 shkurti i vitit që vjen.

Të tre prej kandidatëve të suksesshëm mbajnë pozitën e gjyqtarëve në Departamentin e Krimeve të rënda.

Të tre gjyqtarët u votuan nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor në mbledhjen e sotme.

Për tre pozita të gjyqtarit në Departament Special kandiduan gjithsej 4 kandidatë – Ngadhnjim Arrni, Rrahmin Beqiri, Kushtrim Shyti dhe Fatime Dermaku.