Spitali i Gjakovës | Foto: KALLXO.com

25 të infektuar me COVID-19 gjenden në oksigjeno-terapi në Spitalin e Gjakovës

Në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi 25 të infektuar

Në këtë spital 42 persona janë konfirmuar me CIOVID-19, 42 janë të hospitalizuar, tetë të tjerë janë konfirmuar negativ dhe gjashtë pritet të testohen.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar 13 mijë e 601 persona, prej tyre 9792 janë shëruar dhe 533 kanë vdekur.