Foto: Ilustrim

25 fëmijë ukrainas me kancer mbërrijnë në Spanjë për trajtim

25 fëmijë ukrainas me kancer, të cilët ikën nga lufta në vendin e tyre, sot fluturuan me një aeroplan të forcave ajrore spanjolle nga Polonia në Madrid ku do të marrin trajtim, njofton Ministria e Mbrojtjes e Spanjës.

Siç raporton CNN, fëmijët të shoqëruar nga anëtarët e familjes, u dërguan menjëherë në spitalet e Madridit për kontrolle për të përcaktuar nëse do të qëndrojnë në spital apo do mund të shkojnë në strehimin e siguruar për refugjatët ukrainas të luftës, ka thënë Dr. Ana Fernandez-Teijeiro, kryetarja e grupit të onkologjisë pediatrike të Spanjës SEHOP.

Organizata profesionale spanjolle SEHOP për onkologët pediatër, ka punuar me Fondacionin Aladina të Spanjës dhe St. Jude Global, të lidhur me Spitalin Kërkimor të Fëmijëve St. Jude në Shtetet e Bashkuara, për të sjellë 25 fëmijët ukrainas me kancer në Spanjë, tha doktoresha Fernandez- Teijerio për CNN.

“Bashkëpunime të ngjashme po i shtyjnë fëmijët ukrainas me kancer të marrin trajtim edhe në vende të tjera evropiane, nga një zonë hoteli pranë Varshavës, Poloni”, ka shtuar Dr. Fernandez-Teijeiro.

Janë rreth 1 mijë refugjatë ukrainas të luftës në Spanjë deri më sot, të cilët kanë kërkuar ndihmë nga Qeveria dhe ata janë aktualisht në strehimore refugjatësh si shtëpi, hotele ose qendra refugjatësh, ka thënë zyra e shtypit e Ministrisë së Përfshirjes dhe Migracionit të Spanjës.

Spanja ka përgatitur 17 mijë shtretër shtesë, njofton gjithashtu zyra e shtypit.

Kryeministri i spanjoll, Pedro Sanchez, së fundmi ka thënë se janë rreth 114 mijë ukrainas që jetojnë në Spanjë. Zyra e shtypit e ministrisë ka thënë për CNN se mendonte se disa nga ardhjet fillestare të refugjatëve të luftës shkuan drejtpërdrejt për të qëndruar me anëtarët e familjes ose miqtë e tyre ukrainas, pa njoftuar qeverinë.