Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

236 të infektuar nën moshën 19 vjeç në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, plotë 2 mijë e 110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Prej tyre, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga mosha 0-9 vjeç janë 42 të infektuar dhe 194 të tjerë të moshës 10-19 vjeç.

Më së shumti të infektuar ka nga mosha 20-29, ku janë shënuar 473 raste.

Tutje, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, prej 2 mijë e110 rasteve të reja në 24 orët e fundit, 1 mijë e 187 janë të gjinisë femërore dhe 923 të gjinisë mashkullore.

Në Klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme janë të shtrirë 575 pacientë, prej tyre me oksigjeno-terapi janë 418, me maskë CPAP janë 20 dhe në ventilim, 9 pacientë.

Rekord infektimesh me COVID-19 brenda 24 orëve