Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

21 doktorët që vdiqën si pasojë e infektimit me COVID-19

Më 13 mars 2020, kur në vende të ndryshme të botës, virusi me shumë të panjohura deri atëherë, COVID-19, kishte nisur të merrte mijëra jetë, në Kosovë u shfaqen 2 rastet e para pozitive me këtë virus.

Gjatë këtyre tri viteve, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga ky virus kanë vdekur 3,211 persona.

Pjesë e tyre, kanë qenë edhe shumë profesionistë shëndetësorë, të cilët kanë qenë në vijën e parë të frontit në luftën kundër pandemisë.

Sipas Odës së Mjekëve të Kosovës, 21 mjekë kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Fadil Zuka, Ali Tolaj, Sylejman Rexhepi, Lulzim Kolgjeraj, Kujtim Zarari, Feti Hetemi, Burim Krasniqi, Minafir Beshiri, Safet Idrizi, Sedat Hoti, Zenel Kabashi, Gëzim Berisha, Nijazi Ahmeti, Nexhip Berisha, Afrim Tasholli dhe Sylejman Dulla, Sebajdin Smani, Muhamet Avdyli, Sevdije Korca, Muharrem Asllani dhe Ibrahim Opoja.

11 prej këtyre, shërbenin në nivelin parësor shëndetësor, 5 prej tyre në nivelin dytësor dhe 5 të tjerë në nivelin tretësor.

Oda e Mjekëve të Kosovës më 30 korrik 2020 ka marrë vendim që të dhurohen nga 1 mijë euro për secilën familje të mjekëve që kanë vdekur si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.