COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

2 të vdekur e 42 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 në 24 orët e fundit.

Po ashtu në këtë 24 orësh janë shënuar 2 vdekje.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14,821 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,343,656 doza të vaksinës.

Deri më sot 541,431 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 2,559.