COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

2 të vdekur dhe 66 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 raste të vdekjeve me COVID-19. Ndërsa, nga 4,363 testime, 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 13,414 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria tutje potencon se, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,312,912 doza të vaksinës , prej tyre 520,182 mijë me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 3,185.