17 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitale, 15 prej tyre në oksigjeno-terapi

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat dhe spitalet rajonale janë duke u trajtuar 17 pacientë të infektuar me COVID-19, 15 prej tyre janë me oksigjeno-terapi ndërsa 1 pacient në gjendje të rëndë shëndetësore.

33 pacientë me post-Covid janë duke u trajtuar në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme në vend, ka njoftuar ShSKUK.

Në Kliniken Infektive aktualisht janë duke u trajtuar tre pacientë të infektuar me SARS-CoV-2, një pacient në pjesën e Mjekimit Intensiv.

Në Kliniken e Pulmologjisë janë duke u trajtuar 30 pacientë post-Covid.

Ndërsa në pesë spitalet rajonale në vend janë duke u trajtuar 16 pacientë me Coronavirus.

Spitali i Gjakovës aktualisht ka shtatë pacientë me COVID-19, katër pacientë po trajtohen në spitalin e Pejës, nga dy pacientë janë në spitalin e Prizrenit dhe të Ferizajt si dhe një pacientë është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës.

Aktualisht në vend janë 460 raste aktive me SARS-CoV-2.

Ministria e Shëndetësisë dje ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovë 19 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me coronavirus nga 2 mijë e 174 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.