150 qytetarë të Kosovës vijnë pasnesër nga Suedia, Finlanda dhe Norvegjia

150 qytetarë të Kosovës do të vijnë nga Suedia, Finlanda dhe Norvegjia më 5 maj.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Stokholm në rrjetin social “Facebook”.

Sipas njoftimit, shumica dërmuese e këtyre udhëtarëve janë të moshuar dhe persona me probleme shëndetësore.

Ky është komunikata e plotë e ambasadës së Kosovës në Stokholm:

Ju njoftojmë se është përfunduar lista prej 150 shtetasve tanë nga Suedia, Finlanda dhe Norvegjia që me datë 5 maj do të udhëtojnë për Prishtinë. Shumica dërmuese e këtyre udhëtarëve janë të moshuar dhe persona me probleme shëndetësore.

Udhëtaret që vijnë me transport tokësor nga Suedia dhe Norvegjia drejt aeroportit Arlanda, duhet të vijnë në Terminalin 5, ku do t’i pret personeli i ambasadës.

Udhëtaret që vijnë me Finnair nga Finlanda, do të drejtohen nga stafi i aeroportit.

Biletat nuk keni nevoje t’i shtypni, mjaftojnë ato qe i keni pranuar në email nga agjensioni. Stafi i aeroportit tashmë posedon listën e atyre që do të udhëtojnë.

Mos u merakosni nëse ju kanë skaduar vizat. Ambasada është përkujdesur që të njoftojë Policinë Kufitare të Finlandës dhe Suedisë për udhëtimin tuaj.

Për çfarëdo sqarimi shtesë apo emergjence eventuale, ju që do të udhëtoni me këtë aeroplan, ju lutemi të na kontaktoni në numrin emergjent të ambasadës:

00 46 73-508 60 99

Ky numër do të jetë ne dispozicionin tuaj 24 ore deri në ditën e fluturimit.

Për qytetarët tanë tjerë të mbetur, e që kanë dorëzuar kërkesa për kthim, ju sigurojmë që jeni në listë për fluturimin e radhës i cili do të përcaktohet nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës në varësi të krijimit të rrethanave të përshtatshme. Pēr çdo gjë që doni të dini, mund të na shkruani në: [email protected]

Tani për tani nuk jemi ne dijeni se kur do te ndodhë fluturimi i radhës, por do t’ju njoftojmë me kohë posa të marrim lajmin.

Ky ishte një muaj i rëndë dhe sfidues për të gjithë ne. Ju falënderojmë shumë për bashkëpunimin, mirëkuptimin, durimin dhe respektimin e ambasadës suaj dhe rrjedhimisht edhe shtetit tuaj. Ne do të vazhdojmë të ju qëndrojmë pranë si deri me tani.