Foto: ZKM

14 pikat e rendit të ditës në mbledhjen e qeverisë

Qeveria e Kosovës me fillim nga ora 11 pritet të mbajë mbedhjen e saj të radhës.

Kjo mbledhje ka në rend dite 14 pika.

Mes tjerash në këtë mbledhje si pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike COVID-19.

Ekzekutivi do të shqyrtojë edhe propozim-vendimin për themelimin e komisionit ad-hoc për përzgejdhjen e katër anëtarëve të Bordit në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Kabineti qeveritar do të trajtojë edhe shqyrtimin e propozim-vendimit për aprovimin e shtesave mujore për personelin shëndetësor për angazhim shtesë për muajin korrik dhe gusht 2020.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com