COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

13 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (81, 74 dhe 70 vjeç), Prizren 2 raste (71 dhe 65 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (46 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (70 vjeç).

Numri i përgjithshëm i të vdekurve deri tani është 768 persona.