
Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza
13 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit
05.2.2023 - 10:51
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 13 raste të reja me COVID-19.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar nga virusi 4 persona.
Aktualisht në Kosovë janë 85 raste aktive me COVID-19, kurse tre prej tyre janë të hospitalizuar.