Vendi ku eshte gjetur turisti gjerman Karaburun, Foto: Euronews

12 orë i zhdukur, gjendet në Karaburun turisti gjerman

Gjendet turisti gjerman i cili ditën e djeshme kishte humbur në Gadishullin e Karaburunit, në Shqipëri.

Policia e Orikumit ka kërkuar gati 12 orë për të gjetur 73-vjeçarin gjerman së bashku me qenin e tij i cili prej mëngjesit te djeshëm kishte humbur kontaktet.

Sipas policisë së Orikumit e cila vijon të jetë në Karaburun , gjermani 73 vjeç është mirë dhe ka nisur mesazh (sinjal) nga vendi ku ndodhet në “Skalom të Beget” një gji në afërsi të Bristanit mbas bazës së Pashalimanit.

Turisti gjerman është i apasionuar pas ( hiking) ecjeve dhe kryesisht vendeve të pa eksploruara. Ndërkohë që policia ka kontaktuar me 73-vjeçarin dhe po shkon në gjirin ku ai qëndron./Euronews Albania