COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

1 rast pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetëisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar vetëm 1 rast pozitiv me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

Sipas njoftimit, 4 persona janë shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive aktualisht është 21.

Gjithashtu, ministria ka bërë  të ditur se nuk është vaksinuar asnjë person në 24 orë, ndërsa në total numri i vaksinave të administruara deri më tash është 1 milion e 836 mijë e 378 vaksina.