COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

1 mijë e 30 raste të reja me COVID-19, shërohen 580 pacientë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 1,030 raste pozitive me COVID-19 nga gjithsejt 2,829 testime të kryera gjatë kësaj kohe.

Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, derisa numri i rasteve aktive është 9,914.

Sipas këtyre të dhënave, brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 127 persona kurse janë shëruar 580 persona.