Krijuesi Ramë Dardania gjatë punës krijuese: Foto: RD.

Veprat e krijuesit nga diaspora ekspozohen në Romë të Italisë

Veprat artistike të krijuesi shqiptar nga Zvicra, Ramë Dardania do të ekspozohen në Galerinë e Arteve “Medina” në Romë të Italisë.

Në këtë ekspozitë kolektive që nis më 12 janar 2024, artisti Dardania do të prezantohen me veprat më të mira të tij.

Në këtë ekspozitë të artit bashkëkohor do të ekspozohen vepra të ndryshme të artistëve në disiplina të ndryshme artistike; nga piktura te skulptura, nga fotografia te piktura dixhitale, nga instalacioni te performanca.

Para se të ftohet për të ekspozuar në Romë, krijuesi Dardania kishe ekspozuar veprat e tij në Milano në Galerinë “Arcadia art Gallery”.

Në një prononcim për KALLXO.com, piktori Dardania ka thënë se temat sociale por edhe ato nga vendlindja përshkojnë veprat e tij.

“Këtë vit pata ekspozitën për të zhdukurit e luftës në Kosovë në shtëpinë e artit ‘Grutli’ në Gjenevë ndër kryesoret duke ditur që aty janë organizatat ndërkombëtare, e cila zgjoi interesimin e publikut”- ka thënë ai.

Ekspozita e artit bashkëkohorë në Galerinë e Arteve “Medina” në Romë të Italisë do të zgjasë deri më 25 janar 2024.

Deri më tani veprat e krijuesit Dardania janë ekspozuar edhe në Barcelonë në Paris, Bolonja e Sarajevë.

Pamje nga krijimet e krijuesit Dardania. Foto: RD.