Dodona

‘Unë jam vetë grua’ premiera e radhës në Teatrin ‘Dodona’

Shfaqja “Unë jam vetë grua”, nga Doug Wright, në regji të Kushtrim Koliqit shfaqet premierë të mekurën, më 4 dhjetor 20149, në ora 19:30 në Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

“Unë jam vetë grua” është produksion i “Integra-s” dhe në Dodonë jepet si shfaqje mysafire.

Përmes një komunikate për media, OJQ “Integra” njofton se shfaqja “Unë jam vetë grua” nga Doug Wright, me regji të Kushtrim Koliqit dhe me aktorin Adrian Morina, e realizuar në bashkëpunim me ‘Miza n’skenë” përqëndrohet në jetën e jashtëzakonshme dhe me shumë dritëhije të Charlotte von Mahlsdorf, transgjinores nga Gjermania që i ka mbijetuar sistemit Nazist dhe Stasit.

Kjo shfaqje realizohet në bashkëpunim me CDF, The Global Fund, Rockefeller Brother Funds, Teatrin Dodona dhe Komunën e Prishtinës.

Ky projekt është mbështetur nga programi ‘Kultura për ndryshim’ që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institute.