Turqia i bashkohet bojkotit të ceremonisë së Nobelit për mbështetësin e Millosheviqit

Turqia tha të hënën se do t’i bashkohet Shqipërisë dhe Kosovës në bojkotimin e ceremonisë së ndarjes së çmimit Nobel për letërsi, në shenjë proteste kundër laureatit të çmimit për sivjet, Peter Handke, i cili është kritikuar për përkrahjen e tij për Sllobodan Millosheviqin dhe mohimin e gjenocidit në Srebrenicë, raporton Reuters.

Vendimi i Akademisë Suedeze për t’i ndarë çmimin shkrimtarit austriak është kritikuar për shkak të mbështetjes dhe pjesëmarrjes së tij në varrimin e Millosheviqit, ish-presidentit serb, i cili vdiq më 2006 në qelinë e burgut në Hagë në prag të shpalljes së aktgjykimit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë, Kroaci e Bosnjë.

Ambasadori i Turqisë në Suedi, Hakki Emre Yunt, i tha transmetuesit turk Hurriyet të hënën se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve të martën, duke iu bashkuar Kosovës dhe Shqipërisë në bojkot.

“Në përputhje me reagimin tonë fillestar, ne kemi udhëzuar gjithashtu Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi të bojkotojë ceremoninë e çmimit Nobel për (Peter) Handke”, ka shkruar ushtruesi i detyrës së Ministrit të Jashtëm shqiptar Gent Cakaj në Twitter.

Turqia kërkon tërheqjen e vendimit për t’i ndarë Nobelin shkrimtarit që mbështeti Millosheviqin

Të shtunën, zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit.

Pacolli: Kosova bojkoton ceremoninë e Nobelit, ta bëjë edhe Shqipëria

,