Vjosa Osmani: Nobeli për Handke inkurajon përkrahësit e gjenocideve

Disa orë para fillimit të ceremonisë së ndarjes e Çmimit Nobel për Letërsi për lauretatin e këtij viti, Peter Handke, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se ndarja e çmimit për Handke do të inkurajojë që të përkrahen regjimet e gjenocidit.

Ky reagim ka ardhur pasi që  Handke kishte mbështetur zëshëm ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990.

“Mohimi i gjenocidit nuk duhet të normalizohet, e lerë më të shpërblehet. Çmimi Nobel për Handke do të inkurajojë përkrahësit e regjimeve gjenocidale dhe kriminale që të fshihen pas veprës artistike dhe të justifikohen për fajësimin e viktimave në vend të kryerit të krimeve”, ka shkruar Osmani në rrjetin social ‘Twitter’.

Ndarja e çmimit për Peter Hanke ka nxitur reagime të shumta në Ballkan dhe më gjerë.

Sot – më 10 dhjetor Handkes do t’i jepet zyrtarisht një çmim prej 935,000 dollarësh, përpara se të mbahet pritja tradicionale, më vonë gjatë ditës.

 

Turqia dhe Kroacia do t’i bashkohen Shqipërisë dhe Kosovës në bojkotimin e ceremonisë së ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për lauretatin e këtij viti, Peter Handke.

Peter Handke nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me mbështetjen e tij për Millosheviqin, në një konferencë për media në Stokholm të mbajtur më 6 dhjetor.

Më herët, Kosova dhe Shqipëria njoftuan se nuk do të marrin pjesë në ceremoni.

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli tha se e ka udhëzuar ambasadorin e Kosovës në Suedi të mos marrë pjesë në ceremoni.

Pacolli: Kosova bojkoton ceremoninë e Nobelit, ta bëjë edhe Shqipëria

Ndërkaq, për ministrin në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj, “arsyetimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet”

Edhe Afganistani bojkoton ceremoninë e Nobelit shkaku i mbështetësit të Millosheviqit