VIDEO - Kadare thotë se nuk ka pritur të jetë fitues i çmimit Nobel

Shkrimtari me famë botërore, Ismail Kadare, me qetësi dhe e pa ndonjë pritje e ka përcjellë ceremoninë e ndarjes së çmimit “Nobel” në letërsi.

Ai së bashku me të shoqen, shkrimtaren Elena Kadare, kanë përcjell ceremoninë në një nga lokalet në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.

Kadare i tha televizionit “Euronews Albania” se para 40 vjetësh kishte pritje, por tash jo.

“Siç e shikoni nuk kam ndonjë përjetim, me thënë të drejtën nuk kisha ndonjë pritje, 40 vjet më përpara kisha pritje” – tha Kadare për TV Euronews Albania.

Çifti Kadare kanë deklaruar se nuk kishin njohuri për fituesen e çmimit “Nobel 2022”, Annie Ernaux.

Shkrimtarja franceze, Annie Ernaux, është shpallur fituese e çmimit “Nobel” në letërsi për vitin 2022.