Turqia kërkon tërheqjen e vendimit për t’i ndarë Nobelin shkrimtarit që mbështeti Millosheviqin

Një reagimi fortë kundër ndarjes së çmimit Nobel për letërsi për shkrimtarin austriak Peter Handke ka ardhur nga Turqia.

Siç njofton agjencia Anadolu, zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin, ka bërë thirrje që të tërhiqet vendimi për dhënien e Çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, i cili mohon gjenocidin e Srebrenicës dhe i cili mbron kriminelët serbë të luftës.

“Duhet të bëhet kthesë nga ky vendim jologjik dhe i turpshëm. Si mund t‘i jepet çmimi Nobel një personi që nuk ka ndërgjegje? Për të inkurajuar gjenocide të tjera?”, citohet të ketë pyetur ai.

Për të hënën është paraparë të ndahet çmimi Nobel për letërsi.

Dje, ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, paralajmëroi se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit për shkrimtarin kontrovers.

Ai ka konfirmuar se ambasadorja Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë ngjarje, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit.

“Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”, ka shkruar ai në Facebook.

Raportimet e KALLXO.com pas ndarjes së Çmimit Nobel për Peter Hanke – LINK