Pacolli: Kosova bojkoton ceremoninë e Nobelit, ta bëjë edhe Shqipëria

 

Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit.

Ai ka konfirmuar se ambasadorja Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë ngjarje, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit.

“Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Raportimet e KALLXO.com pas ndarjes së Çmimit Nobel për Peter Hanke – LINK