Nis puna për premierën e re në Teatrin ‘Hadi Shehu’ në Gjakovë

Stafi i Teatrit “Hadi Shehu” në Gjakovë ka nisur përgatitjet për realizimin e premierës së re, “Shumë zhurmë për asgjë”, me tekst të Shekspirit dhe regji të Zana Hoxha -Krasniqit.

Për realizimin e kësaj shfaqjeje është angazhuar i tërë stafi i këtij teatri, ndërsa premiera e kësaj shfaqje pritet të jepet pas 35 -40 ditëve.

Edi Kastrati, drejtori i Teatrit “Hadi Shehu”, ka thënë në një prononcim për KALLXO.com se përgatitjet për premierën e re kanë nisur dhe pas afër 40 ditëve pritet realizimi i një supershfaqjeje.

“E kemi edhe momentin kur po presim rregullimin dhe sistematizimin e vendeve të punës në Teatër, pra plotësimin e pozitave që mungojnë tash e sa vite, dhe pikërisht po mendojmë se duhet të jemi të gatshëm me këtë supershfaqje që të tregojmë se Gjakova ka staf të ripërtërishëm dhe gjitha kriteret e tjera”, ka thënë Kastrati.