Nga 15 deri 17 shtator në Rahovec do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Poezisë 

Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec, do të mbahet më 15 deri 17 shtator. 

Edhe sivjet Kosova do të jetë nikoqir i rreth 20 poetëve të përzgjedhur botëror, në këtë mënyrë duke promovuar vlerat kombëtare, kulturore, artistike të Kosovës ndër poetët më të shquar botëror, e që njëkohësisht bëhet edhe diplomaci më e mirë kulturore.  

Organizatorët e festivalit kanë bërë të ditur për mes një njoftimi, se për herë të parë në mesin e të ftuarve do të jetë edhe poeti rus Eldar Akhadov, një emër i shquar jo vetëm në Rusi por edhe ndërkombtarisht.  

Sipas njoftimit poetetët janë selektuar me rigorozitet më te madh, ku është marrë kriteri gjeografik. Do të jenë përfaqësues nga Danimarka, Izraeli, Egjipti, Rusia, Austria, Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, etj.  

“Rahoveci edhe njëherë po e dëshmon traditë shumëshekullore me konakun ku shpija është e Zotit dhe e Mysafirit, andaj do te jetë në dispozicion për mikpritjen më të mirë. Zonë kjo e cila ka traditën rreth 2000 vjeçare të mikpritjes, rrushit, venës dhe punës së ndershme që e ngrit deri ne ritual”, thuhet në njoftimin e organizatorit të festivalit.  

PO sipas njoftimit, për festivalin kanë shkruar “Izraeli sot” dhe ka mbulesë mediale nga Cairo dhe Hong Kong,u ne revistën “The Asian”.