PITF 2020. Foto: PITF
Nesër nis Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, ‘PITF 2020’
18.12.2020 - 16:05
Edicioni i 4-të i “Prishtina International Theater Festival” (PITF) nis nesër (19 dhjetor 2020) në AAB.
Festivali mbahet me sloganin, “The show goes on”.
Shfaqjet e këtij edicion do të jepen në Teatrin Kamertal të AAB-së.
Ceremonia e hapjes së edicionit të 4-të të “PITF 2020” mbahet nesër duke filluar nga ora 16:00, ndërsa programi i shfaqjeve të këtij edicioni nisë me shfaqjen “Natasha’s dream” nga Bullgaria që shfaqet në Teatrin Kamertal të AAB-së, nga ora 16:30.
Gjatë këtij edicionit të “PITF 2020” që do të zgjas deri më 23 dhjetor 2020 dhe do të shfaqen 5 shfaqje nga: Bullgaria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.