X Factor Prishtina, të enjten audicioni sillet në Pallatin e Rinisë në kryeqytet

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë të ditur se nesër në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë do sillet audicioni i X Factor Prishtina.

Sahatçiu theksoi se ky audicion do të vijë në Prishtinë nga producentja Vera Grabocka dhe prezantuesja Alketa Vejsiu.

“Nesër Vera Grabocka & Alketa Vejsiu sjellin audicionet e X Factor në Kryeqytetin Prishtina. Ejani tregoni faktorin X në Sallën e Kuqe në Pallati i Rinisë! Audicionet fillojnë në ora 11:00. Suksese!”- ka shkruar nënkryetarja Sahatçiu.

Shqipëria tash e disa vite ka licencë për organizim të këtij formati.

“X Factor” është konkurs talentesh i krijuar nga Simon Cowell. Programi ka filluar në Britani të Madhe më 2004 dhe ka shtrirë ndikimi në shumë vende të tjera të botës. Koncepti i “X Factor” është të gjejë dhe të promovojë talente muzikore të reja.