Teatri i Gjilanit

Më 5 shtator nis sezoni vjeshtor në Teatrin e Gjilanit

“Një shfaqje me katër aktorë” do të çelë sezonin vjeshtor të repertorit në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

“Një shfaqje me katër aktorë”, me regji të Blerta Nezirajt do të jepet të enjten e ardhshme, më 5 shtator 2019, në ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit.

Kjo shfaqje është produksion i Qendrës Multimedia të Prishtinës, ndërsa në Gjilan jepet si shfaqje mysafire.

Menaxhmenti i  Teatrit të Gjilanit ka publikuar repertorin për muajin shtator 2019, sipas të cilit gjatë shtatorit të ardhshme, ky teatër do të japë 8 shfaqja – repriza të realizuara nga teatri gjilanas, por edhe shfaqje mysafire të teatrove të qyteteve tjera të Kosovës.