“Drifting” fitoi çmimin kryesor në Dokufest

Sot është bërë ndarja e çmimeve në festivalin ndërkombëtar për dokumentar dhe filma të shkurtë, Dokufest.

Edicioni i 22-të i Dokufest ka nisur më 4 gusht, mbyllja e tij u bë sonte me ndarjen e çmimeve.

Çmimin “Best Balkan Dox” e mori filmi “Drifting” nga Somnur Vardar.

Në vijim gjeni çmimet për kategoritë tjera:

-Çmimi “La Fresnoy” në DokuFest i është dhënë “The future is beter comorade” nga Blerta Haziraj.

-Çmimin “Doc Alliance” për filmin më të mirë metrazhit të shkurtër e mori “The Cervix Pass” nga Marie Bottois.

– “Hana e re” nga Jehona Berisha ka marrë çmimin “Distribution”.

-Çmimi “Talent Doc” iu nda filmit “The future is beter comrade” nga Blerta Haziraj.

=Çmimin “Support to new Wave of Kosovo Filmmakers” e mori Flaka Kokolli me filmin “17:00” dhe “ill Endowed” nga Aurela Berila.

-Filmi “Last things” nga Debora Stratman ka fituar çmimin “Green Docs”.

-“Human Right Docs” shkoi për filmin “A golden life” nga Boubacar Sangare.

-Çmimin për filmin më të mirë kombëtar e mori “Prishtinë, 2002” nga Trëndelina Halili.

-Çmimin “Truth Docs” e ka fituar filmi “Total Trust” nga Jialing Zhang.

-Çmimin e audiencës e fitoi “Snajka: Diary of Expectations” nga Tea Vidovic – Dalipi

-Çmimin për filmin më të mirë të shkurtër e ka marrë “Neighbour Abdi” nga Douwe Dijkstra.

-Çmimin “European short film 2023” iu nda filmit “Daydreaming so vividly about our spanish holidays”

-Çmimin “International Short Dox” e mori “Pacific Club” nga Valentin Noujaim

-Çmimin “International Feature Dox” “Hypermoon” nga Mia Engberg.

Festivali Dokufest tashmë çdo gusht mbledhë artdashës nga vende të ndryshme në Prizren.