Ministria e Kulturës

Dalin rezultatet e konkursit të dramës shqipe, ‘Katarina Josipi’ për 2020

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë publike fituesit e konkursit të Dramës Origjinale Shqipe, “Katarina Josipi”, për 2020.

Sipas MKRS, vendi i parë i është dhënë dramës “Cari i Carave” të Agim Sopit, me shifrën “Sui Generis”.

Vendi i dytë iu dha dramës “Shtëpia e të humburve”, të Zgjim Baraliut, me shifrën “Zgjim James-i riu”. Ndërsa vendi i tretë i takoi dramës “Era” të Albana Mujës, me shifrën “8”.

Konkursi për dramën shqipe, “Katarina Josipi” për këtë vit është hapur në korrik.

Sipas rregullores për ndarjen e çmimeve të dramës kombëtare, “Katarina Josipi” ceremonia e dorëzimit të çmimeve mbahen në MKRS çdo vit në fillim të nëntorit, në ditëlindjen e Katarina Josipit.

Përveç certifikatës, fituesit e çmimeve shpërblehen edhe në të holla. Fituesi i parë merr 3.600 euro, i dyti 2.400 euro, ndërsa fituesi i tretë 1.200 euro.