Çmimet Emmy 2024 - 'Succession', 'The Bear' dhe 'Beef' në mesin e fituesve

“Succession”, “Beef” dhe “The Bear”, janë fituesit e mëdhenj të çmimeve Emmy, që u mbajtën të hënën në Los Angeles.

Sarah Snook, Kieran Culkin dhe Matthew Macfadyen morën të gjitha çmimet e aktrimit për ‘Succession’, ndërsa shfaqja gjithashtu fitoi serialin më të mirë dramatik në përgjithësi.

Gjithashtu në ceremoni, Sir Elton John fitoi çmimin e tij të parë Emmy, duke i dhënë më në fund statusin EGOT.

Kjo do të thotë se ai i është bashkuar një klubi ekskluziv të interpretuesve që kanë fituar një çmim Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony.

Fituesit e tjerë të natës përfshinin filmat “The White Lotus” dhe “Abbott Elementary”.

“Succession”, drama e vlerësuar nga kritika rreth një manjati mediatik dhe lufta për pushtet midis familjes së tij jofunksionale, përfundoi vitin e kaluar pas katër sezonesh.

Ajo u shpërblye bujarisht në Emmys, duke fituar serialin më të mirë dramë dhe çmimet për shkrimin dhe regjinë, ndërsa Snook dhe Culkin fituan çmimin për aktoren dhe aktorin më të mirë të dramës për interpretimin e Shiv dhe Roman Roy respektivisht.

“The Bear” – një serial komedi-dramë për një kuzhinier që kthehet në shtëpi për ta menaxhuar dyqanin e sanduiçëve të familjes së tij – fitoi tri çmime aktrimi, për yllin e këtij filmi Jeremy Allen White dhe aktorët dytësorë Ayo Edebiri dhe Ebon Moss-Bachrach.

“Succession” dhe “The Bear” fituan nga gjashtë çmime secili në kategoritë e dramës dhe komedisë, ndërsa seriali i Netflix i frymëzuar nga tërbimi rrugor “Beef” i dominoi kategoritë e serive të kufizuara.

Ali Wong dhe Steven Yeun, dy yjet e serialit, u shpallën respektivisht aktorja dhe aktori më i mirë në një seri të kufizuar.

Ndërkohë, Quinta Brunson fitoi çmimin për aktoren më të mirë të komedisë për rolin e saj në serialin shkollor “Abbott Elementary”.

Jennifer Coolidge u shpall aktorja më e mirë në rol dytësor të dramës për rolin e saj në satirën e privilegjuar “The White Lotus”.

Niecy Nash-Betts fitoi çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor në një serial të kufizuar për “Monster: The Jeffrey Dahmer Story”.

“Last Week Tonight” me John Oliver kaloi një natë të mirë, duke fituar serinë e varietetit me skenar më të mirë dhe duke shkruar për një seri varieteti, ndërsa “The Daily Show” me Trevor Noah fitoi serialin më të mirë të bisedave.

Dhe “RuPaul’s Drag Race” mori çmimin për programin më të mirë të konkurrencës së realitetit.

Ylli i “Dead To Me”, Christina Applegate, e cila është diagnostifikuar me sklerozë të shumëfishtë dhe përdor një shkop ecjeje, u kaplua në emocione teksa mori një ovacion gjatë dhënies së një çmimi.

Çmimet Emmy, të cilat u prezantuan nga aktori dhe komediani Anthony Anderson, u vonuan me katër muaj për shkak të grevave në Holliwood.

Nominimet u shpallën në korrik dhe ceremonia fillimisht ishte planifikuar për në shtator, por grevat e shkrimtarëve dhe aktorëve nënkuptonin se shumë pak kandidatë do të kishin mundur të merrnin pjesë./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala