array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i pambështetur në fakte për receten që parandalon sëmundjet e rënda 

Deklarata

Ekspertët Zbulojnë Se Si T’i Nxjerrim Nga Trupi! HeIme Që Shkaktojnë Sëmundjeet Të Rendaa Ato Arrijnë Deri 15 Kg?!

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Ekspertët Zbulojnë Se Si T’i Nxjerrim Nga Trupi! HeIme Që Shkaktojnë Sëmundjeet Të Rendaa Ato Arrijnë Deri 15 Kg?!” është i rremë. Në artikull nuk është cituar asnjë ekspert për këtë recetë.  Nuk është ofruar asnjë dëshmi shkencore se një recetë e tillë do të prodhojë rezultatet e cekura në titull.

Artikulli

Më 27 mars 2023, faqja “Gjithcka Interesante” publikoi një lajm me titull: “Ekspertët Zbulojnë Se Si T’i Nxjerrim Nga Trupi! HeIme Që Shkaktojnë Sëmundjeet Të Rendaa Ato Arrijnë Deri 15 Kg?!”

“1 deri 3 lugë fara liri të bluar në ditë për tri javë plotësisht do të pastrojnë zorrën tuaj të trashë dhe zorrën e hollë. Në zorrë shtresohet sekkreciion i mukkozës, krijohen shtresa paraziitësh. Ky tretman do t’jua mbrojë florën e zorrëve. Me ndihmën e kësaj metode mund të normalizoni peshën trupore”- thuhet brenda këtij shkrimi.

Tutje, përmendet edhe periudha se si duhet të merret ky lloj trajtimi. Përkundër faktit që në titull thuhet se receta është zbulim i ekspertëve, në artikull nuk është ofruar asnjë emër i asnjë eksperti.

Sipas të dhënave, konsumimi i lëngjeve dhe frutave ka efekt të mirë në pastrim të organizmit dhe zorrës së trashë.

Por, çdo problem tjetër që mund të jetë shëndetësor fillimisht ka navojë për konsultë mjekësore që më pas të fillojë ndonjë trajtim.