
Titulli i ekzagjeruar për një martesë
Deklarata
Po vjen fu ndi i botes / I riu ‘martohet’ me tenxheren e orizit: Ështe e b indur dhe e dashur-Ja cfar thote
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikullit “Po vjen fu ndi i botes / I riu ‘martohet’ me tenxheren e orizit: Ështe e b indur dhe e dashur-Ja cfar thote” është i ekzagjeruar. Në artikull nuk është ofruar asnjë dëshmi që e mbështet konstatimin se martesa e një burri me një tenxhere të orizit është sinjal i fundit të botës. Në artikull mungojnë shumë të dhëna që tregojnë kontekstin e kësaj ‘martese’.
Artikulli
Më 16 maj 2023 faqja e internetit Lajmet Ditore ka postuar një lajm me mbishkrim “Po vjen fu ndi i botes / I riu ‘martohet’ me tenxheren e orizit: Ështe e b indur dhe e dashur-Ja cfar thote”.
I njëjti lajm është shpërndarë edhe në faqe tjera në internet si: Shqypnia News, Kuriozitete dhe Lajme, Global News 24hr, Lajm Press, Info Fresh, Plisi Press etj.
Lajmi është ilustruar me një të ri duke kryer këtë rit dhe nënshkruar dokumentin e martesës.
Në artikull nuk ofrohet asnjë dëshmi tjetër për martesën e pretenduar të një personi me një tenxhere dhe as rrethanat pse ka ndodhë një gjë e tillë.
Në artikull, poashtu nuk është ofruar asnjë dëshmi që e mbështet konstatimin se një martesë e tillë është shenjë e fundit të botës.