array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titull i rremë se babë e birë janë varrosur për së gjalli 

Deklarata

E pabesueshme, Babai me dy djemt teksa u va,rosen te gjall tregojn se si alarmi i shpetoi, Ja pamjet nga nen rronoja..

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “E pabesueshme, Babai me dy djemt teksa u va,rosen te gjall tregojn se si alarmi i shpetoi, Ja pamjet nga nen rronoja..” nuk paraqet të vërtetën e plotë rreth ngjarjes. Tre personat e përmendur në artikull nuk janë varrosur të gjallë, por për disa ditë kanë mbijetuar nën rrenojat e objektit të shembur nga nërmeti në Turqi.

Artikulli

Më 17 shkurt 2023, faqja “Lajme nga Bota” ka shpërndarë në Facebook një artikull me titull “E pabesueshme, Babai me dy djemt teksa u va,rosen te gjall tregojn se si alarmi i shpetoi, Ja pamjet nga nen rronoja..”.

Lajmi është shpërndarë edhe në disa faqe në facebook si:Gazeta Edukata”,Lajme Globale”,Lajme”,Zëri i Shpresës”,Revista Mesazhi”,Shqiperia Daily”, Mesazhi Press” dhePortali Arena”.

Në titull thuhet se tre persona janë varrosur të gjallë, mirëpo në artikull thuhet një gjë tjetër. Në artikull tregohet se babai dhe dy djemtë e tij kishin mbetur nën rrënojat e tërmetit që shkatërruan Turqinë më 6 shkurt të vitit 2023. Për këtë lajm ka raportuar edhe media turkeBugunku Gazetler”.

Mirëpo, ata nuk janë varrosur të gjallë, por vetëm kanë mbetur nën rrenoja. Mediat turke tregojnë për mbijetesën e tyre nën rrënoja derisa kanë arritur ekipet e shpëtimit për t’i nxjerrë nga aty.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve pas tërmeteve në Turqi më 6 shkurt 2022 ka kaluar 41,000 dhe vazhdon të rritet. Të hënën, Turqia dhe Siria u goditën edhe nga një tërmet i ri me 6.4 shkallë të Rihterit, si pasojë e të cilit kanë vdekur tre persona dhe më shumë se 680 janë plagosur.