array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Tentimi për të shitur suplemente duke përdorur fotografinë e Kuvendit të Kosovës 

Deklarata

Është marrë vendimi për t’u dhënë banorëve të Kosovës kapsula për trajtimin e prostatitit pothuajse falas!

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Është i rremë mbishkrimi “Është marrë vendimi për t’u dhënë banorëve të Kosovës kapsula për trajtimin e prostatitit pothuajse falas!” i vendosur mbi fotografinë e Kuvendit të Kosovës. Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka marrë ndonjë vendim për përdorim apo lirim të çmimit të një ilaçi për trajtim të prostatitit. Në këtë postim janë përdorë faqe të internetit që rrejshëm përdorin llogot e Radio Televizionit të Shqipërisë (RTSH).

Artikulli

Më 22.04.2024, faqja në Facebook ‘Health Foundation EU’ (arkiva) ka publikuar një infografikë në të cilën shihet salla e Kuvendit të Kosovës dhe dy kutia me kapsula me mbishkrimin “Është marrë vendimi për t’u dhënë banorëve të Kosovës kapsula për trajtimin e prostatitit pothuajse falas!”. 

Tutje në postim është shkruar “nëse vuani nga prostatiti, kjo është e rëndësishme për ju! Inflamacioni i prostatës mund të kontrollohet efektivisht dhe simptomat të lehtësohen vetëm për disa ditë…”.

Për të verifikuar këtë postim, Krypometër, përmes kërkimit në “Google Lens” ka gjetur se fotografia e Kuvendit të Kosovës që është përdorë në këtë postim është bërë në vitin 2016, në kohën e vizitës së Shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini në Kosovë.

Krypometër, ka kontrolluar, agjendat e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës dhe në asnjë prej nuk ka qenë në rëndë të ditës vendimi për një ilaç specifik që gjoja trajton prostatitin.

Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Kuvendit të Kosovës, Musli Krasniqi nëse është marrë ndonjë vendim ndonjë vendim lidhur me këtë produkt.

Musliu i ka thënë Krypometrit se nuk ka asgjë të vërtet lidhur me këtë lajm.

“Në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me produktin ‘Prostafix’” – tha Musliu për Krypometër. 

Artikulli (arkiva) i bashkagjitur së bashku me këtë inforgrafikë është i shpërndarë në një ueb faqe e cila e ka logon e RTSH-së (Radio Televizionit të Shqipërisë) (arkiva). Krypometri ka kërkuar në faqen e RTSH-së nëse ekziston një lajm i tillë por nga kërkimet e bëra nuk ka ndonjë artikull të tillë.

Tutje Krypometri ka kontaktuar me urologë e farmacistë për të verifikuar pretendimet e ngritura në këtë artikull rreth këtij ilaçi.

Urologu Avni Fetahu ka thënë se trajtimi i sëmundjeve të prostatës bëhen bazuar në protokolet shëndetësore, të cilat parashohin edhe barnat që janë në shitje nëpër barnatore.