array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Qeveria e Kosovës ofron kurse falas për gjuhën angleze

Deklarata

Më 10 qershor personat e moshës 18-70 vjeç mund të mësojnë anglisht online falas! Tabelat dhe materialet e studimit ofrohen falas dhe mund të merrni certifikatën tuaj brenda 4 javësh!

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “Nëse dëshironi të merrni mësime në anglisht, mund të merrni dy sekonda për të na parë”- është i rremë. I rremë është edhe konstatimi se “më 10 qershor personat e moshës 18-70 vjeç mund të mësojnë anglisht online falas! Tabelat dhe materialet e studimit ofrohen falas dhe mund të merrni certifikatën tuaj brenda 4 javësh!”. Edhe pse në infografikë është llogja e Qeverisë së Kovovës, njoftimi nuk është zyrtar. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se njoftimi është i rremë, pasi qeveria nuk ka publikuar thirrje për konkurse. Faqja e internetit që e ka publikuar këtë njoftim e ka regjistruar domenin në ditën kur e ka publikuar njoftimin. Faqja në Facebook që e ka publikuar artikullin ka të sponzorizuara edhe tri njoftime të ngjashme, por të cilat nuk janë në gjuhën shqipe.

Artikulli

Më 20.06.2024, faqja në Facebook ‘Service-0615’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Nëse dëshironi të merrni mësime në anglisht, mund të merrni dy sekonda për të na parë”.

Në këtë infografikë me logon e institucioneve të Republikës së Kosovës shkruan se “më 10 qershor personat e moshës 18-70 vjeç mund të mësojnë anglisht online falas! Tabelat dhe materialet e studimit ofrohen falas dhe mund të merrni certifikatën tuaj brenda 4 javësh!”.

Kur klikon në linkun e vendosur mbi këtë artikull, ‘englishcourses27.site’(arkiva) nuk ka asnjë ndërlidhje me faqet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ueb-faqja e Qeverisë së Kosovës është https://kryeministri.rks-gov.net/ dhe “E-Kosova”, në të cilat nuk ka asnjë njoftim se kanë hapur një mundësi të tillë të kurseve, si thuhet në faqen e internetit “englishcourses27.site”.

Krypometër ka kontrolluar nëse në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, është publikuar ndonjë njoftim për ndonjë kurs të tillë, por nuk ka gjetur asnjë thirrje për kurse falas.

Krypometri ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për të kuptuar nëse ky institucion ka bërë ndonjë lajmërim të tillë apo ofron kurse falas, por ai ka thënë se postimi është i rremë.

“Kjo është dezinformatë, ne s’kemi të bëjmë asgjë me këtë lajm”- ka thënë Kryeziu për Krypometër.

Krypometër ka kontrolluar ueb-faqe englishcourses27.site (arkiva) në të cilën është publikuar ky artikull dhe rezulton se e njëjta është themeluar më 20.06.2024, pra në ditën kur është publikuar artikulli në Facebook. 

Faqja në Facebook ‘Service-0615’ (arkiva) që e ka publikuar këtë postim ka edhe tri postime të tjera të sponzorizuara që nuk janë në gjuhën shqipe.