array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se dy shtetas Shqiptarë e kanë vrarë një serbe

Deklarata

Dy shqiptarë dhunuan një vajzë nga Serbia, e rrahën me shkop dhe më pas ajo vdiq

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Titulli i artikullit “Dy shqiptarë dhunuan një vajzë nga Serbia, e rrahën me shkop dhe më pas ajo vdiq’” është i rremë. Vajza e vrarë nga Dardan Krivaqa është Marigona Osmani. Osmani është vajza shqiptare nga Ferizaj. Babai i saj është Muhabi Osmani. Dardan Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Arbër Sejdiu është denuar me 15 vjet burg. 

Artikulli

Më 5 gusht 2023, portalet në gjuhën maqedonase ‘lider.mk’vesti.mk’ dhe ‘faktor.mk’ kanë publikuar një lajm me titullin ‘Dy shtetas Shqiptarë dhunuan një vajzë nga Serbia, e rrahën me shkop dhe më pas ajo vdiq’- duke iu referuar rastit të vrasjes së Marigona Osmanit nga Dardan Krivaqa.

Ata i kanë publikuar edhe fotografitë e Dardan Krivaqës, tashmë i denuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.

Në hyrje të lajmit është shkruar se ‘dy shtetas hqiptarë kanë dhunuar, torturuar dhe vrarë një vajzë nga Serbia, për të cilën është shpallur aktgjykimi’.

Por më tutje në tekstin e lajmit, këto portale kanë shkruar se vajza e vrarë është me kombësi shqiptare.

“Dy shtetas shqiptarë janë dënuar për vrasjen e një vajze tetëmbëdhjetëvjeçare me kombësi shqiptare. Njëri u dënua me burgim të përjetshëm dhe tjetri me 15 vjet”– thuhet në tekstin e lajmit.

Më pas, teksti vijon duke përshkruar aktgjykimin e Gjykatës së Ferizajt dhe duke iu referuar portalit nga Kosova ‘Gazeta Express’.

Vajza e vrarë në gushtin e vitit 2021 është e kombësisë shqiptare, ajo quhet Marigona Osmani. Fakti që është e kombësisë shqiptare e dëshmon edhe babai i saj, Muhabi Osmani, i cili pas ngjarjes tragjike kishte folur në një intervistë për një televizion në Kosovë.

E njëjta është konfirmuar edhe në aktakuzën e ngritur kundër Dardan Krivaqes dhe Arbër Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit. Dardan Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Arbër Sejdiu është denuar me 15 vjet burg. 

Policia e Kosovës, në njoftimin e lëshuar në ditën e vrasjes së Osmanit kishte thënë se e njëjta është kosovare nga Ferizaj.

“Ndërkaq, trupi i pajetë dyshohet të jetë i personit , me inicialet M.O (F/K) e moshës 18 vjeçare, e cila është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”- thuhet në komunikatën e datës 22 gusht 2021.

Kur viktima apo i dyshuari është serb, Policia e Kosovës tregon në komunikatat e lëshuar, gjë që nuk e ka bërë me rastin e njoftimin për vrasjen e Osmanit.

Policia e Kosovës, është duke trajtuar me prioritet rastet e dhunës së shënuar kohëve të fundit në veri të vendit, kështu pas hetimeve intensive të njësiteve policore, është arritur të identifikohet një person i dyshuar: D.S., mashkull serb, viti i lindjes 1988, i cili më 31.05.2023, kishte sulmuar gazetarët e disa mediumeve në Zveçan”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës përmes të cilës njofton për arrestimin e një serbi në një rast tjetër.