array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Rrena rreth takimit të Kurtit me Lajçak dhe Escobar

Deklarata

Qeveria tregon se çfarë u diskutua në takimin Kurti-Lajçak-Escobar, e ‘fshehën’ këtë gjë

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Titulli i artikullit “Qeveria tregon se çfarë u diskutua në takimin Kurti-Lajçak-Escobar, e ‘fshehën’ këtë gjë” është pjesërisht i rremë. Në artikull është prezantuar komunikata e qeverisë që tregon për takimin që kryeministri Albin Kurti kishte me Lajçakun dhe Escobarin, mirëpo nuk tregohet se çfarë ka fshehur qeveria. Në artikull nuk është cituar asnjë burim kredibil që e mbështetë titullin konstatues se qeveria ka fshehë çfarë është diskutuar në takimin e Kurtit me Lajçakun dhe Escobarin.

Artikulli

Më 14 dhjetor 2022 faqja e internetit news34posts.com ka publikuar artikullin “Qeveria tregon se çfarë u diskutua në takimin Kurti-Lajçak-Escobar, e ‘fshehën’ këtë gjë”.

Në artikull nuk tregohet se çfarë ka fshehur Qeveria e Kosovës, edhe pse një gjë e tillë paralajmërohet në titull. 

E vetmja gjë që tregohet në këtë lajm është për një komunikatë të Zyrës së Kryeministrit të cilët kanë njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i shoqëruar nga Ambasadori i BE-së Tomas Szunyog, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i shoqëruar nga Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Po ashtu, në artikull thuhet se sipas këtij njoftimi të ZKM-së në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hapat e mëtejmë, zhvillimet e fundit në vend dhe çështjet aktuale.