array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Rrena për përdorimin e arrave 

Deklarata

Kuroni zemrën, mushkërit dhe rrisni imunitetin vetëm duke përodru arrat e thata në këtë mënyrë

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Kuroni zemrën, mushkërit dhe rrisni imunitetin vetëm duke përodru arrat e thata në këtë mënyrë” nuk është i bazuar në fakte. Në artikull nuk është ofruar asnjë referim në punime shkencore apo deklarim nga ndonjë specialist i fushës që i mbështetë konstatimet e bëra në titull.

Artikulli

Ueb faqja online “onlinenews5.com” më 5 mars 2023 ka publikuar përmbajtjen me titull “Kuroni zemrën, mushkërit dhe rrisni imunitetin vetëm duke përodru arrat e thata në këtë mënyrë”.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në disa faqe të tjera në Facebook, si:Ilirida Press”,Ushqimet e Nënës”,Lajme Globale”,Lajmi Dites”,Feja ime” dheHajgare Pa Pare”.

Artikulli pretendon se arrat ndikojnë në kurimin e zemrës, mushkërive dhe rritjen e imunitetit si dhe thuhet se arrat gjithashtu përdoren për lëkurë.

Mirëpo, në asnjë paragraf të përmbajtjes nuk është cituar ndonjë burim kredibil apo mjek për të mbështetur atë se çka thuhet në artikull.