array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për hyrjen e ushtarëve të Kosovës në komunën e Zubin Potokut 

Deklarata

Shqip: Kurti nuk përmbahet nga asgjë: Pas ROSU-s edhe ushtria futet në veri

Serbisht: Kurti vise ne preza ni od čega: Posle ROSU i vojska upala na sever“.

Faqe në Internet

Vlerësimi

Rrenë

Shqip: Artikulli i publikuar nga “Novosti.rs” i bazuar në burime jozyrtare është i rremë. Në artikull nuk është publikuar asnjë video apo fotografi që do të dëshmonte hyrjen e trupave të FSK-së në veri. Të njëjtit nuk kanë asnjë përgjigje zyrtare nga KFOR apo institucionet përgjegjëse të Kosovës, Qeveria apo Ministria e Mbrojtjes për të konfirmuar një informacion të tillë. KFOR, që ka mision paqeruajtës në Kosovë, ka thënë se FSK-ja nuk ka patrolluar në Komunën e Zubin Potokut. Edhe Ministria e Mbrojtjes ka thënë se lajmi i publikuar është i rremë dhe se asnjë njësi e tyre nuk ka qenë në territorin e Komunës së Zubin Potokut. 

Serbisht: Članak koji su “Novosti.rs” objavila na osnovu nezvaničnih izvora je lažan. U članku nije objavljen nijedan video ili fotografija koji bi dokazali ulazak trupa KBS-a na sever. Isti nemaju zvaničan odgovor od KFOR-a ili nadležnih institucija Kosova, Vlade ili Ministarstva odbrane da potvrde takvu informaciju. KFOR koji ima mirovnu misiju na Kosovu, saopštio je da KBS nije patrolirao opštinom Zubin Potok. Čak je i Ministarstvo odbrane saopštilo da je objavljena vest lažna i da nijedna njihova jedinica nije bila na teritoriji opštine Zubin Potok.

Tekst na srpskom jeziku možete pročitati u nastavku

Artikulli

Në faqen e medias serbe  “Novosti.rs”, më 25 shtator 2022 është publikuar një artikull me titullin “Kurti nuk përmbahet nga asgjë: Pas ROSU-s edhe ushtria futet në veri”.

Lajmin e publikuar nga “Novosti.rs” për hyrjen e pjesëtarëve të FSK-së në veri të e ka publikuar edhe portali Udarnavest.rs dhe portali Nacionalist.rs dhe është shpërndarë nga disa faqe në Facebook, si: “Regjimenti i ri i hekurt”, “Putin”, “Nacionalist”.

Në artikull thuhet se kanë marrë informacione jozyrtare se gjatë të shtunës, më 24 shtator 2022, në zonën e Zubin Potokut, më saktësisht në malin e Mokra Gorës janë vërejtur tetë automjete të Forcave të Sigurisë së Kosovës të cilët kanë hyrë nga drejtimi i Komunës së Istogut. 

Në artikull më tej thuhet se ata ishin futur në Zubin Potok ndërsa në automjete gjindeshin diku 30 ushtarë të armatosur të FSK-së.

Në artikullin e publikuar nga “Novosti.rs” pretendohet se automjete të FSK-së kanë hyrë në territorin e Zubin Potokut, është bazuar në burime jozyrtare dhe nuk ka ofruar asnjë fotografi apo video xhirim për të dëshmuar nëse ka ndodhur një gjë e tillë. Ata po ashtu nuk kanë marrë asnjë përgjigje zyrtare nga KFOR-i, Qeveria e Kosovës apo Ministria e Mbrojtjes. 

KALLXO.com ka kontaktuar me KFOR-in në lidhje me këtë çështje. Ata kanë thënë se nuk kanë pasur asnjë kërkesë nga ana e FSK-së për një veprim të tillë. KFOR-i potencon se janë plotësisht të fokusuar në zbatimin e përditshëm të Rezolutës 1244 të OKB-së.

“KFOR mban një qëndrim të dukshëm në terren dhe komandanti i KFOR-it është në kontakt të rregullt me të gjithë bashkëbiseduesit e tij kryesorë” – thuhet në përgjigjen e KFOR-it për KALLXO.com.

Lajmet e shpërndara nëpër media për hyrjen e trupave të FSK-së në veri të Kosovës i ka quajtuar dezinformata ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Këto lajme të rrejshme i cilësojmë dezinformata të rrezikshme me qëllim të krijimit të klimës së tensioneve dhe tendencës për dëmtimin e imazhit Republikës së Kosovës dhe të FSK-së në aspektin ndërkombëtar, por realisht qytetarët tanë pa dallim etnie kuptojnë drejt rolin mbrojtës të FSK-së dhe padyshim është e qartë edhe hapësira gjeografike që Ushtria e Republikës së Kosovës bashkë me partnerët ndërkombëtarë mbulon, pra çdo cep të shtetit” – ka shkruar Mehaj në në Facebook.

Tutje ai shtoi se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, të gjitha aktivitetet stërvitore dhe operacionale, i realizojnë në bashkëpunim dhe bashkërendim me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare, respektivisht KFOR-in në përputhje me mandatet kushtetuese dhe ligjore.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e vendit e posaçërisht qytetarët e pjesës veriore të vendit, që të mos bien pre e dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme të cilat lansohen me qëllime të errëta” – thuhet tutje në reagim.

Duke u bazuar në lajmet e publikuara nga këto portale, Partia “Lista Serbe” ka reaguar në lidhje me siç e kanë quajtur ata “ndërhyrje të paligjshme të pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës në territorin e Komunës së Zubin Potokut”. 

Madje për këtë çështje ata në reagimin e tyre të publikuar në Facebook, kanë thënë se është shkelur marrëveshja e vitit 2013 në të cilin potencohet se “Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të hyjë në territorin e veriut të Kosovës pa marrë paraprakisht leje nga kryetarët e komunave me shumicë serbe dhe nga KFOR-i”.

Ata kanë thënë se ky është “provokim, shkelje brutale, rrezikim i paqes” dhe kanë kërkuar reagim të menjëhershëm nga KFOR-i.

“Në momentin kur Prishtina përpiqet të pushtojë komunat në veri duke militarizuar veriun dhe duke u përplasur me armë, incidente të tilla janë të papranueshme dhe kërkojnë reagimin e të gjithë atyre që janë përgjegjës për një mjedis të sigurt të të gjithë qytetarëve” – thuhet në reagimin e Listës Serbe. 

KALLXO.com ka dërguar pyetje në adresë të ministrit për Komunitete dhe Kthim dhe kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe në adresë zyrtare të Listës Serbe për t’i pyetur nëse të njëjtit posedojnë prova apo video xhirime të automjeteve të FSK-së në veri por deri në publikimin e këtij artikulli i njëjti nuk është përgjigjur. 

KALLXO.com ka dërguar pyetje edhe në adresë të Zyrës së Kryeministrit për ta pyetur nëse kanë marrë informacion nga ministri Rakiq në lidhje me këtë çështje, por deri në publikimin e artikullit të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Pas publikimit të reagimit nga Lista Serbe, “Novosti.rs” publikoi një tjetër artikull duke iu referuar reagimit, me titull “Edhe Lista Serbe konfirmon: Kryetarët tanë nuk e kanë miratuar shkeljen brutale të marrëveshjes dhe rrezikimit të paqes në këto zona”. 

Disa media serbe online në Kosovë e Serbi, si “Gradskeinfo.rs”, “Graçanica Online”, “Rtg.rs”, ”Tanjug”, “Pink.rs” e kanë publikuar vetëm reagimin që kishte publikuar Lista Serbe. 

Nga reagimi i Listës Serbe lajme kanë publikuar edhe media online në gjuhën shqipe në Kosovë. Përveç reagimit të Listës Serbe, asnjë prej mediave si “Zëri”, “Albanianpost”, “Dukagjini”, “GazetaPopulli” dhe “RtvPresheva”, nuk kanë njoftuar se kanë kontaktuar ndonjë prej institucioneve përgjegjëse në lidhje me këtë çështje.

Versioni serbisht

Laž o ulasku kosovskih vojnika u opštinu Zubin Potok

Na sajtu srpskog medija „Novosti.rs“, 25. septembra 2022. godine, objavljen je tekst pod naslovom „Kurti vise ne preza ni od čega: Posle ROSU i vojska upala na sever“.

Vest koju su „Novosti.rs” objavile o ulasku pripadnika KBS na sever objavili su i portal Udarnavest.rs i portal Nacionalist.rs i podelilo je nekoliko stranica na Fejsbuku, poput: „Novi Gvozdeni Puk“, „Putin“, „Nacionalista“.

U članku se navodi da su dobili nezvaničnu informaciju da je u subotu, 24. septembra 2022. godine, na području Zubinog Potoka, tačnije na planini Mokra Gora, primećeno osam vozila Kosovskih bezbednosnih snaga, koja su ušla iz pravca opštine Istok. 

U članku se dalje navodi da su ušli u Zubin Potok, dok je u vozilima bilo 30 naoružanih vojnika KBS.

U članku koji je objavio  “Novosti.rs” se tvrdi da su vozila FSK ušla na teritoriju Zubinog Potoka, na osnovu nezvaničnih izvora i nije pruzila nikakve slike ili video snimke koji bi dokazali da se tako nešto dogodilo. Takođe oni nisu dobili nikakav zvaničan odgovor od KFOR-a, Vlade Kosova ili Ministarstva odbrane.

KALLXO.com je kontaktirao KFOR u vezi sa ovim pitanjem. Oni su rekli da nisu imali nikakav zahtev od KBS-a za takvu akciju. KFOR ističe da su u potpunosti fokusirani na svakodnevnu primenu UN Rezolucije 1244.

„KFOR održava vidljivu poziciju na terenu i komandant KFOR-a je u redovnom kontaktu sa svim svojim glavnim saradnicima“ – kaže se u odgovoru KFOR-a za KALLXO.com.

Vest koja se proširila u medijima o ulasku trupa KSB-a na sever Kosova ministar odbrane Armend Mehaj nazvao je dezinformacijom.

„Ove lažne vesti smatramo opasnim dezinformacijama sa ciljem stvaranja klime napetosti i težnje da se naruši imidž Republike Kosovo i KBS u međunarodnom aspektu, ali u stvari naši građani bez obzira na etničku pripadnost razumeju zaštitnu ulogu KBS- a očigledno je i jasan geografski prostor koji Vojska Republike Kosovo zajedno sa međunarodnim partnerima pokriva, odnosno svaki kutak države“ – napisao je Mehaj na Facebook.

On je dalje dodao da Ministarstvo odbrane i KBS sprovode sve obuke i operativne aktivnosti u saradnji i koordinaciji sa lokalnim i međunarodnim vlastima, odnosno KFOR-om, u skladu sa ustavnim i zakonskim mandatima.

„Pozivamo sve građane zemlje, a posebno građane severnog dela zemlje, da ne nasedaju na dezinformacije i lažne vesti koje se plasiraju sa mračnim namerama“ – nastavlja se reakcija.

Na osnovu vesti koju su objavili ovi portali, Stranka “Lista Srbi” reagovala je povodom, kako su nazvali, “nezakonit upad  pripadnika Kosovskih Bezbednosnih Snaga na teritoriji opštine Zubin Potok”.

Čak i po ovom pitanju, u svom reagovanju objavljenom na Fejsbuku, rekli su da je prekršen sporazum iz 2013. godine u kome se ističe da „Kosovske Bezbednosne snage ne mogu upadati na teritoriju severa Kosova bez prethodnog dobijanja dozvole gradonačelnika opština sa srpskom većinom i iz KFOR-a“.

Oni su rekli da je ovo “provokacija, brutalno kršenje, pretnja miru” i zahtevali hitnu reakciju KFOR-a.

„U trenutku kada Priština pokušava da okupira opštine na severu militarizacijom severa i sukobima sa oružjem, ovakvi incidenti su neprihvatljivi i zahtevaju reakciju svih onih koji su odgovorni za bezbedno okruženje za sve građane“, navodi se u saopštenju Srpske Liste.

KALLXO.com je poslao pitanja na adresu ministra za zajednice i povratak i predsednika Srpske liste Gorana Rakića i na zvaničnu adresu Srpske liste da pita da li imajudokaze ili video snimke vozila KBS na severu, ali do objavljivanja ovog članka navedeni nije odgovorio.

KALLXO.com je takođe poslao pitanja na adresu premijera da pita da li su dobili informaciju od ministra Rakića u vezi sa ovim, ali do objavljivanja članka nisu odgovorili.

Nakon objavljivanja reagovanja Liste Srbija, „Novosti.rs” su objavile još jedan članak koji se odnosi na reagovanje pod naslovom „I Srpska Lista potvrđuje: Naši gradonačelnici nisu odobrili brutalno kršenje sporazuma i ugrožavanje mira na ovim prostorima”.

Pojedini srpski onlajn mediji na Kosovu i u Srbiji, poput „Gradskeinfo.rs“, „Gračanica onlajn“, „Rtg.rs“, „Tanjuga“, „Pink.rs“ objavili su samo reagovanje koje je objavila Srpska lista.

Iz reagovanja Srpske liste, vest su objavili i onlajn mediji na albanskom jeziku na Kosovu. Osim reagovanja Srpske Liste, nijedan medij kao što su „Zeri”, „Albanianpost”, „Dukagjini”, „GazetaPopulli” i „RtvPresheva” nije objavio da je kontaktirao bilo koju od nadležnih institucija po ovom pitanju.