array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena mediale për identitetin e personave që u shfaqën në foton e Brovinës

Deklarata

Mediat: Ky është njëri nga serbët e dyshuar për dhunimin e tmerrshëm të gruas kosovare

 

Mediat

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Disa portale, pas publikimit të fotografisë së dhunimit në Kosovë nga Flora Brovina, filluan të publikojnë lajme të tjera, me detaje shtesë duke u thirr në burime. Të gjitha lajmet dolën të jenë lajme të rreme, pasi video dhe fotot nuk janë bërë në Kosovë.

Artikulli

Dje, teksa zhvillohej një seancë në Kuvendin e Kosovës për shqyrtimin e Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të Serbisë në Kosovë, deputetja e PDK-së, Flora Brovina doli para mediave.

Ajo publikoi një fotografi në të cilën shihen tre ushtarë duke e dhunuar një grua. Brovina pretendonte se foto është bërë në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Menjëherë pas publikimit të fotos nga Brovina, mediat filluan të raportonin për personat që shiheshin në fotografinë e prezantuar nga deputetja Brovina.

Të paktën dy media online në vend raportuan për personat që u shfaqën në fotografinë e deputetes së PDK-së.

Madje, mediat thanë se tashmë e kanë mësuar identitetin e njërit prej burrave që shihet në fotografi. Përveç identitetit të dhunuesit, mediat raportuan se ngjarja ka ndodhur në komunën e Rahovecit.

Media online “Indeksonline.net” ishte prej mediave të para që raportoi për personat që u shfaqën në fotografi.

KALLXO.com posedon fotografitë nga raportimi i kësaj medie, ndonëse “Indeksonline.net” e fshiu lajmin nga ueb faqja.

Përveç saj, për personat që u shfaqen në fotografi raportoi edhe media tjetër online “botasot.info”.

Por, mediat në Kosovë zbuluan se fotografia që prezantoi Brovina është e publikuar edhe në disa faqe interneti për të rritur. Përveç kësaj fotoje, janë të publikuara edhe disa foto të tjera me aktorë të njëjtë. Ndërkohë që raportimet e fundit të mediave janë që në fakt fotot janë pjesë e një filmi për të rritur, policia e Kosovës e ka intervistuar gjatë ditës Flora Brovinën për autenticitetin e fotos.

 

 

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).