array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Armend Agolli

Publikimi i rremë për vdekjen e Armend Agollit

Deklarata

Vritet mjeku i famshëm në Kosovë

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull “Vritet mjeku i famshëm në Kosovë” është i rremë. Krypometër ka verifikuar se Dr. Armend Agolli nuk është vrarë. Agolli ka konfirmuar se është duke vazhduar jetën normalisht.

Artikulli

 Me datë  1 nëntor faqja në Facebook Landou Fetretrer ka shpërndarë një mesazh me titullin “ Vritеt mjеku i fаmshëm në Kоsоvë! U përроqën t’iа mbуllnin gоjën, pоr tаshmë реnsiоnistët dо tа zbulоjnë të vërtеtën”- në material shpërfaqet një skenë e vrasjes dhe një doktor në anën e majtë të fotografisë. 

Ky artikull është shpërndarë 72 herë dhe ka mbi 350 reksione në Facebook.

Krypometër nëpërmjet mekanizmave të Googleimage me datë 11/06/2023 ka kontrolluar se e kujt është fotogfafia e shpërfaqur.

mekanizmat e kërkimit Krypometër ka verifikuar se fotografia i përket Dr.Armend Agolit.

Krypometër me datë 06/11/2023 ka verifikuar nëse Dr. Agolli është vrarë.

Kontakti i parë është bërë me klinikën ku punon Dr. Agolli. Nga klinika kanë konfirmuar se ky informacion është i rremë ndërsa për verfikim të saktë klinika ka rekomanduar kontaktin direkt me Dr. Agollin.

Krypometër ka kontaktuar me Dr. Agollin. Ai ka konfirmuar se nuk ka pasur asnjë incident të kësaj natyre.

“Është lajm plotësisht i rremë. Unë pasi e kam parë këtë lajm e kam denoncuar edhe në polici dhe kam kërkuar hetime nga policia për këtë ngjarje”- ka deklaruar Agolli në deklaratë për Krypometër.  

Armend Agolli punon si kirurg spinal në disa klinika, përfshirë edhe Klinikën Universitare SQKUK.

Ai një kohë ishte i angazhuar edhe në politikë kur garoi për kryetar të Mitrovicës. Mjeku njihet si kritik i dukurive negative në Kosovë.