array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Barack Obama - Foto: REL/EPA

Publikimi i manipuluar për Presidentët Amerikan

Deklarata

Dekorimi për shkartrimin e Irakut,Shkatrrimin e Sirisë dhe Libanit dhe shtijen e Jerusalemit

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull “dekorimi për shkartrimin e Irakut,Shkatrrimin e Sirisë dhe Libanit dhe shtijen e Jerusalemit” është i pavërtetë. Krypometër ka verifikuar se mbreti i Arabisë Saudite nuk ka dekoruar presidentët amerikan për këto qëllime.

 

Artikulli

Më 30 tetor 2023, faqja e facebook-ut, “AdhurimCaps” ka publikuar një fotografi në të cilën shihen tre ish presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, Barack Obama dhe Donald Trump duke pranuar medalje nga Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz.

Mirëpo, fotografitë e paraqitura nuk korrespondojnë me përshkrimet që janë vendosur në to.

Për fotografinë e George W. Bush përshkrimi është “Dakordimi i parë për shkatërrimin e Irakut”.

Krypometër ka verifikuar dhe ka konstatuar se medalja nuk është dhënë në emër të shkatërrimit të Irakut por medalja ishte dhënë në ciklin e vizitave që Bush i kishte bërë për të falëndëruar Arabinë Saudite për angazhimin kundër Iranit. 

Ish- presidenti George W. Bush e kishte pranuar medaljen për Urdhërin për  Merita të Mbretit Abdul Aziz më 14 janar 2008 në Pallatin Riad në kryeqytetin saudit pas një vizite që kishte pasur atje. Në faqen zyrtare të Departamentit të shtetit janë publikuar materiale nga kjo vizitë mirëpo në anjërin nga këto materiale nuk përmendet që dekorata është marrë për shkatërrimin e Irakut.

Publikimi poashtu shpërfaqë  fotografinë e Ish-presidentit  Barack Obama me përshkrimin  “Dakordimi i dytë për shkatërrimin e Sirisë dhe Libanit”.

Krypometër ka verifikuar se  fotografia e Obamës duke pranuar këtë medalje është bërë me 3 qershor 2009, në të cilën ish presidenti amerikan ishte nderuar me Urdhrin për Merita të Mbretit Abdul Aziz gjatë një takimi dypalësh në fermën e mbretit në al-Janadriya në periferi të Riadit.

Krypometër ka kontrolluar se në njoftimet zyrtare të Deparatamentit të Shtetit nga kjo vizitë nuk është përmendur se dekorata është marrë për shkatërrimin e Sirisë dhe Libanit. 

Ndërsa për fotografinë e tretë, atë të ish presidentit Donald Trump, përshkrimi është “Dakodimi i tretë për shitjen e Jerusalemit (KUDS)”.

Medaljen në fjalë Trump e kishte pranuar më 20 maj 2017, kur mbreti saudit Salman e kishte dekoruar ish presidentin Trump me medaljen për Urdhrin e Meritave të Mbretit Abdul Aziz në Pallatin e Oborrit Mbretëror.

Krypometër ka verifikuar se në këtë takim nuk është raportuar se është dakorduar shitja e Jerusalemit. Zëri i amerikës ka raportuar për detajet e takimit por në të nuk përmendet shitja e Jerusalemit