array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i rremë se një kremë mund t’i shërojë sëmundjet e nyjeve 

Deklarata

Dhimbje në shpinë, qafë, apo nyje? Ekziston një metodë e provuar, ndiqni linkun më poshtë

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull ‘Dhimbje në shpinë, qafë, apo nyje? Ekziston një metodë e provuar, ndiqni linkun më poshtë’ është i rremë. Në artikull janë përdorë emra të mjekëve fiktiv dhe janë ilustruar me fotografi që përdoren për ilustrim. I njëjti artikull është publikuar edhe në gjuhë tjera, duke përdorë emra tjerë të mjekëve. I kontaktuar nga Krypometër, ortopedi Zukë Xani thotë se trajtimi i sëmundjes ‘osteoartritit’ është shumë kompleks dhe se kremi që promovohet në këtë shkrim nuk është pjesë e protokoleve për shërim të kësaj sëmundjeje.

Artikulli

Më 13.03.2024, faqja në Facebook, ‘Ousale’, (arkiva) ka publikuar një artikull me titull, ‘Dhimbje në shpinë, qafë, apo nyje? Ekziston një metodë e provuar, ndiqni linkun më poshtë’.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në ueb faqen ‘al.bio-health.click’(arkiva).

Artikulli citon Dr. Venko Dulevski, i cili prezantohet si ortoped dhe për të cilin pretendohet se është zbuluesi i një ilaçi që shëron sëmundjet e nyjeve.

Dr. Dulevski është i ilustruar edhe me një fotografi, por nga kërkimet në ‘yandex.com’, del që është fotografi për ilustrim.

E njëjta fotografi dhe i njëjti rrefim është publikuar në vitin 2018 në portalin në gjuhën italiane ‘it6.artroluxcream.com’, por ortopedi është paraqitur me emrin “Pietro Romani”.

Kurse në një shkrim në gjuhen spanjolle, ortopedi është paraqitur me emrin “Dr. Pedro Serrano Vidal”. 

Të gjitha shkrimet e kanë hyrjen e ngjashme: “Ftesa e re e inovacionit legjendar në Lima, Peru, nga Dr. Pedro Serrano Vidal”, apo “Sot mysafiri ynë është inovatori legjendar nga Shkupi, Maqedonia – Dr. Venko Dulevski”..

Krypometri ka kontrolluar në listën e Odës së Mjekëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rezulton Dr. Venko Dulevski nuk është i licensuar dhe nuk është asnjë mjek pjesë të kësaj liste.

Artikulli rekomandon kremën ‘Protexx’ si shërues të sëmundjeve të nyjeve, përkatësisht të ‘osteoartritit’.

I kontaktuar nga Krypometër, ortopedi Zukë Xani thotë se trajtimi i sëmundjes ‘osteoartritit’ është shumë kompleks. Ai thotë se kremi që promovohet në këtë shkrim nuk është pjesë e protokoleve për shërim të kësaj sëmundjeje.

“Nuk kam njohuri për këtë krem e as nuk e di çfarë substance aktive ka. Trajtimi i osteoartritit është kompleks, duke filluar prej terapisë medikamentoze, injeksioneve intrartikulare, fizioterapisë e deri në intervenim kirurgjik, pra gjithçka varet se në cilin stad është sëmundja”- tha Xani për Krypometër.

Krypometri e ka pyetur edhe Dr. Astrit Haxhijaha, specialist i farmacisë klinike, nëse kjo kremë shitet në barnatore dhe nëse e njëjta shëron sëmundjet e nyjeve.

“Krema për nyjet apo artikulacionet, shërben për pacientet që kanë problem me kockat apo eshtrat. Në barnatore farmacisti këtë krem me të njëjtën përmbajtje do të ju rekomandoj me çmim 10 herë me të lirë se sa këtu që shiten online’- tha për Krypometër, Haxhijaha.