array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Pretendimet të pabazuara për shërim të kancerit 

Deklarata

Mollët janë të shëndetshme, por nëse i qëroni përgatiteni çajin shërues me lëvore

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Artikulli me titull ‘Mollët janë të shëndetshme, por nëse i qëroni përgatiteni çajin shërues me lëvore’ nuk është i bazuar në fakte. Në artikull nuk ofrohet asnjë dëshmi që e mbështet konstatimin e bërë në titull për shërim të kancerit.

Artikulli

Më 24 maj 2023 faqja e facebookKosova Sot” ka publikuar artikullin me titull ‘Mollët janë të shëndetshme, por nëse i qëroni përgatiteni çajin shërues me lëvore’.

Përmbajtja e këtij artikulli aludon se lëvorja e mollës mund t’i mbytë qelizat e kancerit. Madje në artikull jepet edhe një recetë sesi duhet përgatitur në mënyrë që të jetë efektive.

I gjithë ky artikull bazohet në një ‘studim’ për të cilin nuk përmendet as emri e as autori. Madje, në artikull nuk është cituar asnjë mjek apo punim shkencor që e mbështet konstatimin e bërë në titull.

Artikulli në fjalë nuk ka asnjë fakt për informacionet që i ofron dhe si i tillë i vë në lajthitje lexuesit.

Ardian Millaku, onkolog në SHSKUK për KALLXO.com kishte thënë se ata respektojnë protokolet ndërkombëtare të mjekësisë që thonë se shërimi i kancerit bëhet me kimioterapi, me rrezatim apo me trajtim paliativ, varësisht prej stadit të sëmundjes.