array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Planet e Qeverisë Kurti për arsimin

Deklarata

Prandaj një gjë është më e rëndësishme edhe se arsimi e ekonomia e kjo është lidhja e arsimit me ekonominë

Albin Kurti

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Albin Kurti ka paraqitur një planë ambicioze për rritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë. Synimi kryesor i Qeverisë Kurti do të jetë lidhja e arsimit me ekonominë, gjë që ka munguar deri më tani. Kjo është shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për përgatitjen e të rinjve për tregun e Punës. Po aq të rëndësishme janë edhe synimet tjera të Qeverisë për arsimin e lartë dhe parashkollorë, si dhe mbështetje e shkencës dhe kuadrove premtuese të Kosovës. Krypometri do të monitorojë arsimin për të parë nëse plani i qeverisë Kurti do të zbatohet.

Artikulli

Kryeministri Albin Kurti, në foltoren e Kuvendit, ka prezantuar programin e Qeverisë së tij.

Në mesin e premtimeve për fusha të ndryshme, ai premtoi se Qeveria Kurti do të jetë ”qeveri e arsimit për arsimin”.

Kurti tha se do të sigurojë cilësi në shkolla e fakultete, në mënyrë që ato të jenë në përputhje të programeve me kërkesat e tregut.

“Çdo i katërti i ri në Kosovë nuk është as në punë e as në shkollë. Më shumë se gjysma e atyre që punojnë, këtë e bëjnë jashtë profesionit të tyre, vetëm çereku punon në profesion dhe as 10% nuk bëjnë punë që lidhen me profesionin e tyre”, tha Kurti.

Ai shtoi se do ta bëjnë lidhjen ekonomi-arsim, e për këtë arsye në krye të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit vendosi një ekonomiste që vjen nga LDK, Hykmete Bajramin.

“Kosovës po i ikin njerëzit e ditur e të zot, po i ik truri. Në vendet e varfra ka më shumë njerëz të tejkualifikuar, pikërisht pse nuk e kanë të lidhur arsimin me ekonominë, nuk e kanë urëzuar hendekun e shkathtësive, dhe, kanë përfunduar me papunësi të lartë dhe varfëri të gjerë. Prandaj një gjë është më e rëndësishme edhe se arsimi e ekonomia e kjo është lidhja e arsimit me ekonominë”, ka deklaruar Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kreu i ekzekutivit tha se ministria e Arsimit do të ri-organizohet, në mënyrë që sipas tij të rritet funksionimi dhe efikasiteti.

Ai po ashtu premtoi edhe pavarësi të plotë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, pak ditë pasi që ish-kryeministri, Ramush Haradinaj kishte nisur një letër në adresë të kryetarit të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë, Gazmend Luboteni dhe ish-u.d drejtorit të AKA-së, Avni Gashi për trajtimin e kërkesave të Kolegjeve Private.

“Ministria jonë e arsimit do të ri-organizohet për të rritë funksionimin dhe efikasitetin. Do të investohet në modernizimin e infrastrukturës në arsimin e lartë. Do të investohet në kabinete, laboratorë e biblioteka. Do të bëhet vlerësim i plotë i kurrikulave arsimore për të mundësuar mësim-nxënie dhe mësimdhënie më të lehtë dhe më efikase”, ka shtuar Kurti.

Ai dha edhe një premtim se Qeveria e tij që është krijuar bashkë me LDK-në do të fuqizojnë Institutin Pedagogjik në krijimin e kapaciteteve në zhvillimin dhe mbikëqyrjen e vlerësimin e rregullt të zbatimit të kurrikulave.

Ai synon që 50 për qind e fëmijëve të Kosovës të jenë pjesë e arsimin parashkollor.

“Do të ndihmohen komunat në planifikimin dhe ndërtimin e rrjetit të institucioneve parashkollore që të rrisim pjesëmarrjen në arsim parashkollor deri në 50% deri në vitin 2022. Do të rrisim vendimmarrjen në shkolla me përfshirje më të madhe të komunitetit dhe me rol më të fuqishëm të drejtorit të shkollës”, ka thënë Kurti.

KALLXO.com në vitin 2018, kishte raportuar se në vetëm 10 % e fëmijëve të moshës 1-5 vjeçare në Kosovë vijojnë mësim në institucionet parashkollore.

Kryeministri Kurti theksoi edhe një çështje që ka vite që ka mbetur peng në Kuvendin e Kosovës, Ligjin për Arsimin e Lartë.

Për miratimin e këtij ligji, nevojiten votat e 2/3 të deputetëve, përfshirë edhe komunitetet, por viteve të fundit Lista Serbe ka qenë arsyeja pse ky ligj nuk është ndryshuar.

Por, Kurti megjithatë tha se ky ligj do të rishikohet.

Sa i përket Shkencës, kryeministri më i ri dha vetëm tre premtime.

“Do të ri-themelohet Këshilli Kombëtar i Shkencës si dhe do të zhvillohet dhe fuqizohet Fondi Kombëtar i Shkencës për të mbështetur projekte shkencore mbi baza të konkurrencës dhe prioriteteve kombëtare që i ka shteti ynë”, tha ai.

Kurti tha se do ta zhvilljnë edhe “Fondin e Ekselencës” i cili do të mbështetëse kuadrot premtuese me orientim në shkenca, në veçanti gratë që zgjedhin të studiojnë shkencat teknike e natyrore, brenda e jashtë vendit.

Kurti është zgjedhur kryeministër një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës. Në kabinetin e tij, ai do të këtë dy zëvendëskryeministra dhe 15 ministra.

Ai është zgjedhur si kryeministër me 66 vota për, 10 abstenime.

Partia e Kurtit do të bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës deklarimet, dallimet dhe takimet e disa muajve arritën t’i zyrtarizojnë në një koalicion të dielën e 2 shkurtit 2020, gati 4 muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Albin Kurti zgjidhet kryeministër i Kosovës