array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Përshkrimi i rremë i videos së vjetër 

Deklarata

Këta duhet me i ekzekutu midis sheshit në Prishtinë

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Mbishkrimet e vendosura në videon me titull: Këta duhet me i ekzekutu midis sheshit në Prishtinë janë të rreme. Sllobodan Petroviq asnjëherë nuk ka qenë pjesë e Partisë Lista Serbe. Video e publikuar është realizuar para se partia Lista Serbe të futet në Kuvendin e Kosovës. Video është realizuar në vitin 2013, ndërsa zgjedhjet e para në të cilat kishte garuar partia Lista Serbe ishin ato të vitit 2014.

 

Artikulli

Më 23 korrik 2023, në faqen “Vetevendosje me zemer” 23 korrik 2023 është publikuar një video me përshkrimin “Këta duhet me i ekzekutu midis sheshit në Prishtinë”.

Në video është vendosur mbishkrimi “shifni se si takoheshin tradhtart e sot shesin moral more te paftyr. Mshelne gojen e mos dilni prej shpis zoti ju marroft”.

Në këtë video shihen Vlora Çitaku, zyrtare e Partisë Demokratike, Sllobodan Petroviq nga partia e Pavarur Liberale (SLS) dhe ish- shefi i zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar. 

Në këtë video-material Petroviq është prezantuar si anëtar i partisë Lista Serbe. 

Aty Petroviq shihet duke u përshëndetur me Çitakun.

Krypometri ka biseduar me Petroviqin, i cili ka thënë se nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e partisë Lista Serbe.

“Unë nuk jam me Listën Serbe. Unë kam partinë time”- ka thënë Petroviq.

Në shtator 2006, Petroviq themeloi Partinë e Pavarur Liberale (SLS) në Kosovë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, ai garoi për deputet nga radhët e SLS-së.

Video e publikuar nga faqja Vetevendosje me zemer” është realizuar 23 korrik 2013, me rastin e inaugurimit të objektit të ri të Komunës së Graçanicës.

Partia Lista Serbe nuk kishte marrë fare pjesë në zgjedhjet e vitit 2010, pasi ajo ishte formuar pas marrëveshjes së parë për normalizim të marrdhënieve me Serbinë, të arritur në vitin 2013

Zgjjedhjet e para në të cilat kishte garuar partia Lista Serbe ishtin ato të vitit 2014.