array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Përdorimi i personaliteteve publike për të shitur produkte të pa autorizuara

Deklarata

Nëse nuk doni të vdisni nga hipertensioni, filloni menjëherë…

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “Nëse nuk doni të vdisni nga hipertensioni, filloni menjëherë….” është i rremë. Në artikull është cituar Ylli Meraj, i vetquajturi mjek popullor, i cili kur është kontaktuar nga Krypometër ka thënë se asnjëherë nuk ka dhënë një deklaratë të tillë rreth hipertensionit. Ai ka thënë se e bënë shitjen e çajërave që ndihmojnë në trajtimit e hipertensionit. Në artikull citohet edhe zëvendësdekanja e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, Najada Como, e cila për Krypometër ka thënë se asnjëherë nuk e ka dhënë një deklaratë të tillë.

Artikulli

Më 19.06.2024, faqja në Facebook ‘wellness wave’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Nëse nuk doni të vdisni nga hipertensioni, filloni menjëherë….”

Në këtë postim është përdorë një fotografi e cila pas kërkimeve në “Google Image” rezulton se është e Ylli Merja.

Krypometër ka kontrolluar postimet e Ylli Merajt në rrjetet sociale dhe rezulton se i njëjti prezantohet si mjek popullor dhe ka një faqe online për shitjen e produkteve të ndryshme bimore si dhe çajëra të ndryshme.

Krypometri ka pyetur Merjan nëse kjo faqe është e autorizuar të përdorë imazhin e tij për të promovuar dhe shitur produkte dhe nëse ka folur për tensionin e lartë të gjakut.

Merja ka thënë për Krypometër se këto ueb faqe nuk janë të autorizuara të përdorin imazhin e tij.

“Se për mua çfarë nuk thonë tani. Ju mendoni se unë do të flasi për tensionin dhe do të ekspozoj stomakun”- duke shtuar se nuk ka folur për ketë temë. Ai ka thënë se bëjnë shitjen e çajërave të ndryshme, të cilat kanë ndikime pozitive në shëndetin e njeriut.

Kur klikon në faqen ‘wellness wave’ të dërgon te një artikull më i gjatë i publikuar në faqen e internetit ‘ks.rianewsconnect.com’ (arkiva). Në këtë artikull citohet një person i quajtur Najada Como, e cila pas kërkimeve në internet rezulton se është zëvendësdekane e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.

Sipas këtij artikulli pretendohet se e njëjta rekomandon përdorimin e ‘EasyFlow’, kremë e cila kinse shëron varikozën.

Krypometri ka pyetur Najada Como nëse e njëjta ka folur lidhur me këtë gjë.

Ajo ka thënë për Krypometër se kjo është e pavërtetë.

“Nuk kam lidhje me këtë tekst”- ka thënë Como.

Nedja Como është gjithashtu edhe shefe e klinikës së Infektives në spitalin e Tiranës.

Krypometër ka kërkuar në internet nëse Como ka folur ndonjëherë për “varicet tek gratë”, por nuk është hasur ndonjë intervistë apo deklarim i Comos për varicet.

Krypometër ka kontrolluar nëse produkti që promovohet përmes këtij shkrimi dhe kësaj faqeje të internetit bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës dhe ka gjetur se produkti ‘Easy Flow’ nuk bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale.

Krypometri ka kërkuar edhe një përgjigje nga doktorë të fushës së kirurgjisë vaskulare, drejtori i kësaj klinike në QKUK, Hajriz Rudari ka thënë se venat e zgjeruara nuk mund të shërohen me asnjë lloj kreme, duke përfshirë këtë kremin që promovohet në këtë artikull.

“Venat shërohen nga metodat me xhiper (scleroterapi), intervenim klasik- operim, me laser, me radiofrekuencë, me ngjitës e deri te metodat bashkëkohore më të reja siç është ajo me aparat (sonovein) me rreze ose valë pa prerje e pa anestezion”- thuhet në përgjigjen e drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Dr. Hajriz Rudari.