array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Mashtrimi se si një ilaç shëron diabetin

Deklarata

çdo qytetar i Kosovës me diabet ka të drejtën për kompensim në formën e 50%

Media

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “çdo qytetar i Kosovës me diabet ka të drejtën për kompensim në formën e 50%” është i rremë. Krypometri ka konstatuar se Radio Televizioni Shqiptar nuk ka publikuar materialin me këtë përmbajtje ndërsa burimet e cituara në artikull janë të falsifikuara.

 

 

 

Artikulli

Në ueb faqen cashkoval.com është publikuar një artikull me titull “16.09.2023 u mor një vendim i detyrueshëm për të luftuar kundër diabetit. Sipas urdhrit nr. 75R7218 me datën 01.07.2023, çdo qytetar i Kosovës me diabet ka të drejtën për kompensim në formën e 50% zbritje të çmimit të ilaçit.”- i cili rekomandon një produkt si ilaç për shërim të sëmundjes së diabetit.

Artikulli është shpërndarë nga faqja në facebook Yarkos_OK dhe materiali pretendohet se është shpërndarë në një faqe e cila ka dizajnin dhe logon e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

Artikulli citon Dr. Aleksandr Markovic, që njëherë e paraqet si endokrinologe, ndërsa në fotografi është një person i gjinisë mashkullore.

Më datë 19./03/2023 Krypometri ka verifikuar nëse ky material është shpërndarë dhe është prodhim i RTSh-së.

Në kontrollin online në faqen www.rtsh.al Krypometri ka konstatuar se një publikim i tillë nuk është i publikuar në kanalin e këtij televizioni.

Për të verifikuar tutje, Krypometër ka kontaktuar me RTSh-në, për të verifikuar nëse lajmi është i tyre.

“Jo ky nuk është lajm i televizionit”- kanë thënë Kreshnik Merisinllari, përfaqësues i RTSh-së në një përgjigje telefonike për Krypometër me datë 19/09/2023.

Përpos dizajnit të faqes së publikuar i cili del të jetë i manipuluar, Krypometri ka verifikuar edhe pretendimet e tjera në artikull.

Artikulli promovon një produkt me emrin “Diastop+” i cili pretendohet se është preparat për shërimin e diabetit.

Por, të dhënat tregojnë se ky produkt nuk përdoret për shërimin e kësaj sëmundjeje në Kosovë.

“Produkti si më poshtë “Diastop+” nuk figuron në listën e produkteve që kanë Autorizim marketingu dhe që publikohet në ueb-faqen e AKPPM-së për çdo javë e azhuruar  dhe mund të kenë qasje të gjithë dhe të verifikojnë vet produktet”- thuhet në përgjigjen e AKPPM-së të datës 14.09.2023.

Tutje, Kryepometër ka kontaktuar me telefon edhe me drejtoreshën e Klinikës së Endokrinologjisë, Merita Emini Sadiku, për të pyetur nëse e njeh këtë produkt.

“Jo nuk e përshkruajmë këtë produkt, mund të jetë suplement por jo medikament. Ka suplemente që ne i rekomandojmë por për këtë nuk kemi dëgjuar”- thuhet në përgjigjen e drejtoreshës së datës 19.09.2023.