array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

 Mashtrimi se si një ilaç shëron diabetin dhe stabilizon sheqerin në gjak

Deklarata

Stabilizimi i sheqerit në gjak dhe shërimi i diabetit me 39 Euro pa e lënë sëmundjen të vrasë veten është e mundur

Media

Vlerësimi

Rrenë

Informacioni me përmbajtjen: “Stabilizimi i sheqerit në gjak dhe shërimi i diabetit me 39 Euro pa e lënë sëmundjen të vrasë veten është e mundur”- është i rremë. Krypometri ka konfirmuar se burimet e cituara në informacion nuk janë të vërteta. Krypometri po ashtu ka konfirmuar se në Kosovë nuk ekziston ndonjë qendër e Endokrinologjisë. Burime zyrtare kanë konfirmuar se ilaçi i promovuar në këtë material nuk është i lejuar për tu shitur në Kosovë.

Artikulli

Në ueb faqen airmaxmvp.com, është publikuar një artikull me titull “Stabilizimi i sheqerit në gjak dhe shërimi i diabetit me 39 Euro pa e lënë sëmundjen të vrasë veten është e mundur”- i cili rekomandon një produkt si ilaç për shërim të sëmundjes së diabetit.

Artikulli është shpërndarë nga faqja në facebook Inovative Medicine.  

Artikulli citon Dr. Arta Zeqiri, si drejtuese e Institutit Kërkimor të Endokrinologjisë.

Në këtë intervistë Zeqiri rekomandon një ilaç për shërimin e diabetit i cili, sipas artikullit, stabilizon gjithashtu sheqerin në gjak.

Krypometri ka kontrolluar nëse ekziston një Institut i tillë në Kosovë dhe nëse doktoresha në fjalë ekziston.

Në kërkimin e datës 14/09/2023 fillimisht është kontrolluar nëse eksizton një Institut i Endokrinologjisë. Të dhënat tregojnë se në organogramin e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk figuron asnjë institut me këtë emër.

Për të verifikuar tutje këtë informacion, Krypometri po ashtu ka kontrolluar edhe në listën e anëtarëve të Odës së Mjekëve të Kosovës nëse Dr. Arta Zeqiri është anëtare.

Kontrollimi i datës 14.09.2023 ka treguar se listën e anëtarëve të kësaj ode nuk figuron asnjë doktor me këtë emër.

Oda e Mjekëve të Kosovës është organizatë e përfaqësimit profesional të mjekëve e cila sipas ligjit licencon të gjithë mjekët në Kosovë.

Përpos emrit të mjekut, i cili rezulton se nuk është i vërtetë, artikulli pretendon të promovojë një prodhim me emrin ‘Diastop+’ i cili pretendohet se është preparat për shërimin e diabetit.

Krypometri ka kontrolluar nëse ky ilaç është i lejuar për tu shitur dhe për tu tregtuar në Kosovë.

Agjencioni Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale është institucion i cili rregullon shitjen dhe importin e ilaçeve në Kosovë. Sipas ligjit, asnjë medikament mjekësor në Kosovë nuk guxon të tregtohet pa lejen e këtij institucioni.

AKPPM-ja në një përgjigje për Krypometër ka konfirmuar se produkti ‘Diastop+’ nuk figuron në listën e barnave të lejuar në Kosovë.

“Produkti si më poshtë “Diastop” nuk figuron në listën e produkteve që kanë Autorizim marketingu dhe që publikohet në ueb-faqen e AKPPM-së për çdo javë e azhuruar  dhe mund të kenë qasje të gjithë dhe të verifikojnë vet produktet”- thuhet në përgjigjen e AKPPM-së të datës 14.09.2023.

Krypometri ka kontrolluar fotografinë në të cilën pretendohet se është Dr. Zeqiri.

Me një verifikim të thjeshtë në ‘Google Image’ fotografia del të jetë Lyubov Gornostaeva, mjeke në Moskë.